![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Programi IADSA, shpallen projektet fituese me financim 2.5 milione euro
Ministria e Financave miratoi gjashtë projekte me një vlerë financimi totale prej 2.5 milionë euro, pjesë e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për konvertimin e borxhit për zhvillimin, një nismë që synon mbështetjen e zhvillimit social në vendin tonë.
Projektet
1- Bëhet fjalë për zhvillimin e një projekti pilot për zhvillimin turistik në zonën e Vlorës, nëpërmjet krijimit të qendrave të informacionit turistik dhe infrastrukturës sinjalistike turistike.
2- Projekti i dytë ka si qëllim konvertimin e bunkerit të nëndheshëm pranë Ministrisë së Brendshme, në një qendër artistike të vizitueshme.
3- Projekti i tretë ka si qëllim krijimin e standardeve për urgjencat në pikat turistike detare dhe pajisjen e ambienteve me aparatura mjekësore të përshtatshme.
4-Projekti i katërt synon krijimin e 5 shkollave pilot në konceptin e shkollës si “Qendër Komunitare”.
Projekti i pestë bën fjalë për krijimin e një inkubatori për startup-et teknologjike dhe financimin e disa ideve për t’u shndërruar në biznese inovative. Dhe në fund, do të financohet edhe një projekt për fuqizimin e formimit profesional në sektorin e mekatronikës në Shkodër.
Në cermoninë e miratimit të këtyre projekteve, merrte pjesë Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Ambasadori italian në Shqipëri, Gaiani si dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar. Në fjalën e tij, në fillim të ceremonisë, ministri i Financave, Cani tha se, “programi italo – shqiptar i Konvertimit të borxhit është një nga shembujt më konkret sesi vullneti i mirë i dy qeverive mund të sjellë ndryshime reale”.
Ai e vlerësoi si “një nga programet me efikasitet më të lartë”, këtë program, duke shtuar se “ndryshenga herët e tjera dhe, kryesisht për shkak të reformës territoriale, këtë herë thirrja ishte e hapur vetëm për ministritë dhe agjencitë qeveritare” dhe se “projektet e financuara i përgjigjen nevojave konkrete të target grupeve të caktuara dhe janë në linjë me strategjitë zhvillimore të qeverisë shqiptare”.
Ambasadori Gaiani theksoi rëndësinë e këtij programi, që deri tani ka shpallur rreth 24 projekte fituese me një vlerë 11.5 milionë euro. “Ne jemi shumë të kënaqur për të njoftuar sot se ne kemi filluar kohët e fundit negociatat për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re midis dy qeverive tona për të siguruar kthimin e borxhit të një shtesë 20 milionë eurosh që do të jetë gjithmonë të destinuara për sektorin social. Është rënë dakord tashmë në protokollin bilateral të bashkëpunimit, të nënshkruar dhjetorin e kaluar këtu në Tiranë.
Si një mjet i mbështetjes dypalëshe të zhvillimit, konvertimi i borxhit është një konfirmim i ri i angazhimit të dy italian për Shqipërinë, si lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve tona”- u shpreh ambasadori Gaianin.
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)